Ronela Hajti frikësohet nga dy gjëra në jetë

  • 03 May 2019 - 11:30
Ronela Hajti frikësohet nga dy gjëra në jetë

Ronela Hajati është tejet e angazhuar në projekte të reja muzikore si dhe në koncerte të ndryshme.

Megjithatë këngëtarja orët e vona të mbrëmjes së kaluar ia ka dedikuar fansat që e ndjekin në rrjetet sociale.

Ajo ka bërë një intervistë virtuale përmes llogarisë personale në Istagram teksa ka pranuar pyetje dhe ka dhënë përgjigje pa hezitim.

Zeshkania ndër të tjerash ka treguar edhe dy fobitë më të mëdha që ka në jetë dhe ishin më se të natyrshme.

E para është një nga frikërat më të përhapura tek të rritur – lartësia, ndërsa e dyta më pak – peshkaqenët.

Ndryshe, bukuroshja ka paralajmëruar se është në vijim e sipër të punës për këngët e reja.

(Kosova Sot Online)