Këngëtarja e njohur shtrohet me urgjencë në spital

  • 03 May 2019 - 16:58
Këngëtarja e njohur shtrohet me urgjencë në spital

Të mërkurën u zhvillua në Las Vegas ndarja e çmimeve “Billboard Music Awards”.

E pranishme në këtë event ka qenë edhe këngëtarja Kelly Clarkson, e  cila nuk e ka shijuar aspak. Sipas mediave të huaja gjatë eventit Kelly është përfshirë nga dhimbjet e apandesitit.

Ajo është larguar menjëherë për në shtëpinë e saj në Los Angelos, ku i është drejtuar menjëherë sallës së operacionit.

“Nuk dua të gënjej. Pas shfaqjes isha e gjitha në lot prej dhmbjeve. Por falë disa njerëzve të mrekullueshëm udhëtova menjëherë për në shtëpinë time dhe u operova në mëngjes. Tani ndihem shumë mirë. Mirupafshim apandesit”,-ka shkruar Kelly në rrjete sociale, duke qetësuar fansat e saj se tashmë ndihej mirë.

(Kosova Sot Online)