Adrola: E mbyti falsiteti këtë vend

  • 03 May 2019 - 20:46
Adrola: E mbyti falsiteti këtë vend

Modelja e njohur shqiptare ka habitur të gjithë me një postim që bëri në Instagram.

Adrola Dushi përmes një postimi në InstaStory ka ‘shpërthyer’ ndaj programeve televizive dhe të ftuarve në to.

Sipas modeles, falsiteti po mbizotëron që nga televizioni deri te komshinjtë.

“E mbyti falsiteti këtë vend, që nga programet televizive, personazhet e saj super të shtirur e deri tek komshinjtë që sforcuar buzëqeshin njëri-tjetrin. Një Zot e di sa herë më vjen ndërmend humori i të madhit Paulin Preka, i cili në një skeç thoshte: Na jena msu me qeshë fallco, me u dashtë fallco, me u martu fallco, biles edhe me ba fëmijë false”, shkruan Adrola.

Megjithatë, modelja nuk ka preferuar të tregojë se kujt saktësisht po ia drejton këto fjalë. 

Image

(Kosova Sot)