Lenny Kravitz me koncert në Shkup

  • 03 May 2019 - 21:24
Lenny Kravitz me koncert në Shkup

Në kuadër të turneut evropian, dhe për promovimin e albumit të tij më të ri “Raise Vibration”, Lenny Kravitz po mbanë koncert në Shkup në VIP Arena.

Nga të gjitha vendet në rajon, Shkupi dhe Sofja janë të vetmet qytete ku fansat do të kenë mundësinë të shohin shfaqjen fantastike të Lenny Kravitz.

Pas albumit të fundit ”Strut”, i cili ishte me të vërtetë i jashtëzakonshëm, askush nuk priste që Lenny të rikthehej në turne për këtë kohë kaq të shkurtër.

Koncertet e Lenny Kravitz hyjnë në listën e ngjarjeve të cilat duhet të shihen përpara se të vdisni, sepse ato janë kulmi në industrinë e përformancave live.

“American Woman”, “Are You Gonna Go My Way”, “Believe”, “Fly Away”, “Again”, “Let Love Rule”, “Chamber” janë vetëm disa nga hitet që u dëgjuan në Shkup, në sallën Vip Arena, një sallë kjo me një kapacitet prej dhjetëmijë vizitorësh.

Kosova Sot ju sjell foto dhe video nga ngjarja:

 

Lenny Kravitz concert Live

Posted by Kosova Sot on Friday, May 3, 2019

(Kosova Sot Online)