Alban Skënderaj dhe Miriam Cani nisin pushimet, udhëtojnë drejt destinacionit luksoz

  • 04 May 2019 - 10:05
Alban Skënderaj dhe Miriam Cani nisin pushimet, udhëtojnë drejt destinacionit luksoz

Pas një sezoni të gjatë pune, koncertesh apo daljesh në televizion, duket se për Alban Skënderaj, Miriam Cani dhe vogëlushen e tyre, Ameli, kanë nisur pushimet. Këtë vit, duket se familja ka vendosur të shkojë jashtë kufirit shqiptar, duke udhëtuar kështu drejt ishujve Maldives.

Ka qenë Miriam ajo që ka publikuar një foto, ku shfaqet për dore me Amelin, në një vend të rrethuar nga pemë, gjelbërim dhe rërë të bardhë.

Image

“Më në fund arritëm”, shkruan këngëtarja, teksa foton me siguri e ka shkrepur Albani. Mesa duket, ky është vetëm fillimi i pushimeve të familjes, kështu që presim të shohim akoma më shumë foto të bukura nga ky vend ekzotik.

(Kosova Sot Online)