Majk: Ndahem nga femrat për të bërë këngë

  • 04 May 2019 - 10:22
Majk: Ndahem nga femrat për të bërë këngë

Majk për herë të parë flet për ndarjet me ish të dashurat. Këngëtari i grupit Babastars, ka sqaruar të gjitha ato herët që e kemi parë me femra të bukura në krah, por që shumë shpejt i ka dhënë fund marrëdhënies me to. I ftuar këtë të shtunë në emsionin e Ermal Mamaqit, Majk i habiti të gjithë kur tha se ndahet që të bëjë këngë.

“Ndonjëherë lidhem që të ndahem e të nxjerr një këngë”, u shpreh reperi në promon e emsionit.

Reperi ka qenë i lidhur me shumë femra të bukura, mes të cilave, Majlinda Zekën, nëna e djalit të tij Roan, apo dhe Melita Nushin, vajza e nënkryetarit të Komunës së Prishtinë.

Image

Megjithatë, më herët në një intervistë Majk është shprehur se asnjë këngë e tij nuk i është dedikuar dikujt, por ai është frymëzuar nga jeta e tij për t’i shkruar tekstet:

“Asnjë këngë e imja nuk është e dedikuar. Nuk mund të mos marrë copa nga jeta private, nga përditshmëria, për t’i vendosur në tekst”.

(Kosova Sot Online)