Karriera e Seven Saraqit nisi nga një person, këngëtari zbulon inspirimin e tij

  • 04 May 2019 - 11:38
Karriera e Seven Saraqit nisi nga një person, këngëtari zbulon inspirimin e tij

Seven Saraqi është një nga këngëtarët më të njohur dhe të pëlqyer të publikut shqiptar, por shumë pak veta e dinë se edhe babai i tij, ka një karrierë muzikore. Sunaj Saraqi është violinist, këngëtar dhe producent dhe mesa duket, Sunaj ka qenë shtysa kryesore që Seven të niste karrierën e tij. Mbrëmjen e djeshme, Sunaj ka festuar ditëlindjen me një darkë familjare dhe sigurisht, nuk mund të mungonte urimi publik i këngëtarit shqiptar. ‘Gëzuar ditëlindjen bab’, ka shkruar ai në një foto, më pas ka vazhduar: ‘Një nga inspirimet e mia më të mëdha, që më shtyu të nisja karrierën time, është pikërisht ky këtu’. Më pas, Seven ka publikuar disa foto të tjera krah babait të tij dhe një foto të vjetër ku Sunaj shfaqet me një violinë në dorë, në një moshë shumë të vogël.

 

Image
Image
Image

 

  (Kosova Sot Onlne)