Telenovela e trekëndëshit VIP arrin kulmin, Oriola Marashi pas sherrit me Noizyn kthehet te

  • 05 May 2019 - 16:53
Telenovela e trekëndëshit VIP arrin kulmin, Oriola Marashi pas sherrit me Noizyn kthehet te

Modelja Oriola Marashi kishte planifikuar një këngë me liderin e grupit OTR, Noizyn, por pas sherrit me të, ajo kthehet sërish te miku i tij, Denis Hajri (Varrosi).

Ky trekëndësh propokues Noizy-Oriola-Varrosi, duket se është shndërruar në një telenovelë showbiz-i pasi prej kohësh rrallë i shohim të tre bashkë si më parë. Tashmë, Oriola rri një herë më njërin dhe një herë me tjetrin, një marrëdhënie kjo e ngatërruar, që është vënë re dhe nga ndjekësit e saj në “Instagram”.

Image

Kështu, pas lajmeve të disa javëve më parë të shkëputjes së saj nga Noizy, disa foto në Zvicër u bënë shkas që të kuptohej se tani ajo është më pranë me Varrosin. Modelja shfaqej e veshur me të brendshme të bardha mëndafshi, që nuk mbulonin shumë, veçanërisht në pjesën e gjoksit.

Albumi i fotografive mori shumë komente nga pozitivet tek ato negativet. Madje, një prej fansave të saj e quan Oriolën “pornostare”. “Modele s’të shkon. Pornostare po”, i shkruante një ndjekës. “Faleminderit, por nuk ndryshojnë shumë. Vetëm se modelet e zgjedhin me kë shkojnë!” i kthehej Oriola, duke e sqaruar profilin e saj.

Mes komentuesve ra në sy dhe Varrosi, i cili i shkruante “Yt kafshë!”, dhe ajo iu përgjigj vetëm me disa zemra. Kujtojmë që lojën mes dy djemve Oriola Marashi e nisi një vit më parë, kur mediat shkruanin se ajo sapo kishte përçarë djemtë “OTR”, sepse ndërkohë që përflitej si e dashura e Varrosit, u arratis në jug me Noizyn.

Image

Si Noizy ashtu dhe Oriola postuan në “Instagram” të njëjtën foto, ndërsa ishin duke dalë nga deti dhe i drejtoheshin një prej shpellave në ato plazhe. Këto foto erdhën pas disa lajmeve se mes Varrosit dhe Oriolës kishte kohë që kishte nisur një histori e bukur dashurie, ngacmuar nga disa postime të saj në “Instagram”, ku përveç zemrave që i dedikon reperit, i drejtohet gjithmonë me përkëdheli.

Në disa foto ku të dy tymosnin puro, ata pozonin shumë pranë njëri-tjetrit, pozë e komentuar nga ndjekësit si moment i vërtetë intim. Në lidhje me këtë afrimitet, i ftuar në “Xing me Ermalin”, Varrosi, një nga pjesëtarët e grupit “OTR” e një nga miqtë më të afërt të Noizyt, nuk hezitoi të fliste për marrëdhënien e tij për Oriolën.

Nuk dihet nëse ka thënë ose jo të vërtetën, por u shpreh se me Oriolën e lidh shoqëria dhe se për të ajo është modelja më e bukur në Shqipëri. Vitet e fundit, Oriola po tërheq vëmendjen në rrjetet sociale me fotot artistike që poston shpesh, duke marrë famë brenda një kohe të shkurtër. Edhe pse njihet si fotomodele, shumë pak e dinë që ajo ka studiuar për soprano pranë Universitetit të Arteve.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

(Kosova Sot Online)