Selena Gomez fotografohet me një mashkull misterioz

  • 07 May 2019 - 15:44
Selena Gomez fotografohet me një mashkull misterioz

Selena Gomez gjatë vikendit është fotografuar në Disneyland të Anaheimit të Kalifornisë

Paparacët siguruan disa fotografi të këngëtares ku shfaqet në krahët e një mashkulli misterioz.

E veshur në veshje sportive, Selena po argëtohej bashkë me shoqëri, kurse fotoja pranë djaloshit misterioz nxiti thashetheme nëse ajo ka filluar lidhje të re.

Së fundi, Selena Gomez u bë imazh i brendit të veshjeve “Krahs”, ku u shfaq në të brendshme të kuqe.

(Kosova Sot Online)