Mbretëresha uron Mbretëreshën, me rastin e ditëlindjes

  • 07 May 2019 - 21:11
Mbretëresha uron Mbretëreshën, me rastin e ditëlindjes

Ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha sot feston ditëlindjen e 86-të, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Nexhmije Pagarusha gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut përmes artit dhe vlerave të mirëfillta.

Image

Kujtojmë se ajo asnjëherë nuk ka pranuar të këndojë diçka që i tejkalon vlerat shqipe e të lë pas dore muzikën e mirëfilltë shqipe, këtë më së miri e dëshmon anulimi i një koncerti në Maqedoni, ku i është kërkuar të këndojë në gjuhën serbe dhe artistja është larguar nga skena.

Image

Në mesin e shumë urimeve, bylbylin e muzikës shqipe, me rastin e 86 vjetorit të lindjes e ka uruar edhe Mbretëresha e muzikës popullore shqipe znj.Shkurte Fejza, e cila ka shkruar: "Gëzuar ditëlindjen Primadona e këngës së bukur shqipe. Të uroj edhe shumë vite të lumtura në mesin tonë".

(Kosova Sot)