Nuk do ta besoni çmimin marramendës të fustanit të Cardi B në ‘Met Gala’

  • 08 maj 2019 - 09:47
Nuk do ta besoni çmimin marramendës të fustanit të Cardi B në ‘Met Gala’

Cardi B i ka habitur gjithmonë fansat e saj në daljet publike në evente të ndryshme. Ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me ekstravagancën e saj ashtu siç ka ndodhur dhe kësaj here në mbrëmjen e ‘Met Gala’.

Image

Reperja ka bërë që të gjithë sytë të kthehen nga ajo, pasi fustani kishte një bisht shumë të gjatë sa mund të shtriheshe në të. E gjithë veshja e Cardit ka qenë e zbukuruar me pendë dhe ka kushtuar 250 mijë dollarë. Mesa duket 26-vjeçarja është kujdesur të fitojë vëmendjen maksimale me ‘look-un’ e saj.

Kujtojmë se me një fustan të përmasave të tilla është shfaqur dhe këngëtarja Rihanna disa vite më parë, ndërkohë që këtë edicion zgjodhi mos të ishte prezente.

(Kosova Sot Online)