Bebe Rexha tregon a ka bërë ndërhyrje kirurgjike në hundë dhe vithe

  • 09 May 2019 - 09:21
Bebe Rexha tregon a ka bërë ndërhyrje kirurgjike në hundë dhe vithe

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, është treguar edhe njëherë shumë e hapur gjatë intervistës së saj të fundit të realizuar

Ajo ka folur lidhur me jetën e saj private, karrierën dhe shumë gjëra të tjera. Me theks të veçantë këngëtarja ka treguar se si kritikohet për peshën dhe se si bën ushtrime vazhdimisht më shumë për shëndetin se për çdo gjë tjetër.

Kanë dalë zëra madje se Bebe ka bërë ndërhyrje në vithe dhe hundë, mirëpo gjatë intervistës së dhënë për revistën Health e ka mohuar një gjë të tillë madje ka thënë se i frikësohet kësaj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

“Në të vërtetë, unë kam një septum të devijuar (të hundës) dhe vazhdoj të marr infeksione të sinusit, dhe jam e frikësuar për të bërë atë. Kam frikë që t’i nënshtrohem ndërhyrjes kirurgjike… Nëse bëj hundën (operacion), do ta them patjetër. Nëse më bën të ndihem më mirë dhe seksi? Unë bëj çfarë të dua”, ka thënë ajo duke mos përjashtuar mundësinë e ndonjë intervenimi në të ardhën.

(Kosova Sot Online)