Pas lindjes, Almeda bën daljen e parë publike me bashkëshortin e djalin: Ndihem si mbi re

  • 09 May 2019 - 11:23
Pas lindjes, Almeda bën daljen e parë publike me bashkëshortin e djalin: Ndihem si mbi re

Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman, janë bërë prindër për herë të parë. Më 5 maj, erdhi në jetë djali i tyre që e quajtën Efehan.

Por vetëm ditën e sotme janë bërë publike disa fotografi që janë shkrepur gjatë momentit që Almeda me të birin po dilnin nga spitali.

Media turke “Hurriyet.com” ka publikuar disa foto dhe video ku shfaqet aktori turk Tolgahan me djalin në krahë. Ndërkohë pranë tyre është edhe Almeda e cila duket e mrekullueshme edhe pas lindjes.

Gjatë një prononcimi për mediat, Abazi tregoi se është shumë e lumtur dhe se ndihet sikur është mbi re. Tolgahan tha publikisht se falënderon Zotin që bashkëshortja dhe djali i tij janë mirë.

Rikujtojmë se Efehan ka ardhur në jetë në një spital privat në Stamboll me peshën 3 kilogramë e 285 gramë dhe gjatësi 50 centimetra.

(Kosova Sot Online)