Filmi 'Detective Pikachu' - Rita Ora vjen në rolin e aktorës

  • 11 May 2019 - 10:39
Filmi 'Detective Pikachu' - Rita Ora vjen në rolin e aktorës

Publikohet filmi në të cilin këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora shfaqet në rolin e aktores.

Rita Ora përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se është publikuar filmi “Detective Pikachu”.

Këngëtarja bëri të ditur se ajo në këtë film shfaqet në karakterin e Dr. Laurent dhe shprehet e lumtur që ishte pjesë e kastit që bëri pjesë në “Detective Pikachu”.

“Filmi ‘Detective Pikachu’ është publikuar! Këtu mund të shikoni paraprakisht pak nga karakteri im Dr Laurent. Shumë krenare me gjithë kastin dhe skuadrën. Faleminderit Rob Letterman që na lejuar mua dhe Kygon të krijojmë këtë film dhe të jemi pjesë e tij. Bota e Pokemonit me ju. U publikua në secilin teater”, ka shkruar Rita.

Përndryshe, këngëtarja ka realizuar edhe kolonën zanore të filmit “Detective Pikachu”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

(Kosova Sot Online)