Trejsi Sejdini feston me poza të nxehta daljen nga burgu të të dashurit, aventurat e gangsteres seksi

  • 12 May 2019 - 10:48
Trejsi Sejdini feston me poza të nxehta daljen nga burgu të të dashurit, aventurat e gangsteres seksi

“Miss Universe Albania”, Trejsi Sejdini, e njohur si “gangsterja e Elbasanit” është rikthyer në vëmendjen e ndjekësve të saj me një set fotosh hot, që ka postuar në “Instagram”, ku shfaqet shumë sensuale.

Me të brendshme të bardha dhe duke tymosur cigare, Trejsi ka vendosur të shfaqet mjaft e kuruar pak javë pas telasheve me të dashurin, i cili ra në pranga bashkë me tre persona të tjerë si kokë e grupit të kokainës “Duka” në Tiranë, i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani.

Më pas, mediat shkruanin se i dashuri ishte liruar, që do të thotë se Trejsi i rikthehet jetës së lumtur me udhëtime dhe blerje super të shtrenjta që ai i bën. Për të festuar daljen nga burgu të të dashurit, ajo ka realizuar këto foto të nxehta, ku ka marrë shumë komente për veshjet intime që ka zgjedhur e deri te linjat e kuruara. Albumi i fotografisë dhe videoja që postoi në “Instagram” ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe qindra komente nga pozitivet e deri te negativet.

Lidhur me këto komente, “Miss Universe Albania” ka vendosur që të mos reagojë, duke shijuar vetëm anën pozitive të tyre. Të njëjtën gjë bëri edhe me komentet që iu bënë për daljen nga burgu të të dashurit pas një operacioni të bujshëm, duke mos thënë asgjë në lidhje me faktin që u komentua dhe ajo në shkrimet për këtë çështje.

Në dosjen e ardhur nga Gjermania, me kod “ZF/13- 442 AL” dhe në 7 raportet e SHISH për vitin 2018, në skedën ”Leonard Duka dhe Grupi”, u bashkëngjit edhe emri Trejsi Sejdini si e dashura e tij, pjesë përfituese e trafikut të drogës, faktuar kjo lidhje e të dyve edhe me një foto, të publikuar në “Instagram” nga vetë “gangsterja e Elbasanit”, ditën e Shën Valentinit, më 14 shkurt 2019.

Trejsi Sejdini u bë e famshme pas një rrahjeje publike që i bënë një shokut të tyre të gjimnazit në Elbasan, ndërkohë që më pas imazhi publik i saj u ridimensionua, pasi u shpall edhe “Miss Universe Albania”. Trejsi bëri përshtypje në postimet online me detajet nga jeta e saj luksoze, siç ishte ky Shën Valentin kur çifti zgjodhi ta shijojë nga Bali. Si asnjëherë më parë, Trejsi publikoi një foto me partnerin e saj, të cilën e fshiu vetëm pas pak minutash.

Për djalin në fjalë u tha se ajo ka një lidhje prej disa vitesh. Në rrethet sociale në Tiranë ai njihet si biznesmen, ndaj dhe të dy e kanë luksin që të bëjnë një jetë përrallore. Çifti prej disa muajsh ka nisur edhe bashkëjetesën në një nga zonat më elitare të Tiranës.

Në lidhje me luksin e saj, ajo së fundmi në ‘InstaStory’ ka publikuar një foto teksa shihej me një orë mjaft të shtrenjtë në dorë, e cila është e markës “Audemars Piguet”, që kushton $63,998. Ndërsa në ‘story’-n tjetër, ajo postoi një video ku shihej me të dashurin e saj ndërsa shkruante: “E dua BAE-n time!”, duke pohuar kështu se ai është mbështetësi dhe siguruesi i të mirave materiale.

NJË MISS JO SI TË TJERAT, BËMAT E TREJSI SEJDINIT

Trejsi Sejdini, e cila u bë e njohur pas një videoje ku shfaqej duke rrahur një djalë, tërhoqi në fillimet e saj mjaft fansa në rrjetet sociale. Vajza simpatike nga Elbasani, pas kësaj buje, mori nofkën “gangsterja” e Elbasanit, edhe pse është vetëm 19 vjeçe dhe hyri në një garë bukurie, ku vajzat që marrin pjesë japin mesazhe paqeje.

E komentuar për pushimet luksoze në Dubai, ajo i mahnit të gjithë me hiret e saj. Po kush është fituesja e “Miss Universe Albania” e vitit të kaluar që përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Universe” ndërkombëtar? Më parë njihej vetëm nga videoja tek rrihte një djalë në rrugicat e Elbasanit, por për publikun u bë e njohur si e ftuar në “Top Show Magazine”.

Trejsi Sejdini iu rikthye edhe një herë videos së publikuar, rreth 4 vite më parë në rrjetet sociale, ku ajo shfaqej duke goditur një djalë. Ajo tregoi se ishte penduar për atë që kishte bërë, duke i kërkuar falje djalit.

“Kur jam filmuar tek ajo video, unë kam qenë vetëm 13 vjeçe. Por që në moment, i kam kërkuar falje djalit. Realisht më vjen turp kur e shikoj atë video. Por shyqyr që nuk më ka dalë fytyra, që kam fytyrë të vij sot këtu!”, tha Trejsi në panelin e “Top Show”. Më tej, vajza tregoi se ishte studente, ndërsa merret edhe me modeling. Por nuk zgjati shumë pendesa, pasi ajo iu rikthye zakonit pak kohë më parë.

Trejsi u përfshi në një tjetër konflikt në një prej club-eve të Tiranës, tek shihej në një video të shpërndarë në rrjetet sociale. Ajo u filmua teksa debatonte dhe më pas, godiste me këpucë e shishe birre një person tjetër në club, ndërkohë që të tjerë ndërhynin që sherri të mos vijonte më tej. Megjithatë, me hiret e saj, Trejsi ka tërhequr jo pak vëmendjen në club, çka, me sa duket, ka qenë edhe shkaku i sherrit. Sa i takon stilit të jetës, ajo njihet si një vajzë pa tabu.

Në “Instagram”-in e saj, ku ka mbi 280 mijë ndjekës, shihen edhe punët e saj si modele, pasi ka marrë pjesë në klipe të ndryshme si modele; kujtojmë “Gang Gang” nga Fero dhe “Xhelozia” nga Mozzik. Së fundmi, mund të themi se ka çmendur rrjetin me videon e postuar në “Insta Story” gjatë një udhëtimi në Milano.

(Kosova Sot Online)