Emina Cunmulaj pranon këtë befasi të këndshme nga bashkëshorti i saj

  • 13 May 2019 - 09:13
Emina Cunmulaj pranon këtë befasi të këndshme nga bashkëshorti i saj

Modelja shqiptare, Emina Cunmulaj mbrëmë e ka pranuar një befasi të këndshme nga bashkëshorti

Duke qenë se ditën e djeshme ishte Dita Ndërkombëtare e Nënës, ajo ka pranuar një befasi të këndshme nga bashkëshorti i saj i cili i ka sjell një buqetë të madhe me lule dhe ëmbëlsira.

“Faleminderit dashuria ime. Urime Dita e Nënës”, ka shkruar ajo pranë postimit të një fotografie në të cilën shihet buqeta.

Emina ka treguar shumë herë se ndihet një grua shumë e lumtur që është takuar me burrin e saj me të cilin shihet se jeton si në përralla.

Ata së bashku kanë edhe dy vajza për të cilat Emina kujdeset shumë, madje i mëson edhe me traditat shqiptare.

(Kosova Sot Online)