Me një video Kim Kardashian zbulon talentin e fshehur të vajzës së saj

  • 15 May 2019 - 08:52
Me një video Kim Kardashian zbulon talentin e fshehur të vajzës së saj

Të gjithë e dinë se Kim Kardashian është e martuar me reperin Kanye West, që do të thotë se fëmijët e tyre janë të predispozuar për t’u marrë me muzikë. Këtë fakt e ka vërtetuar dhe video e fundit e publikuar nga Kim në ‘Instagram’, ku shfaqet vogëlushja North West me mamanë e saj, të veshura me pizhame. Kim dhe North kanë realizuar një video muzikore së bashku ku duket se performojnë duke u argëtuar dhe duke qeshur.

Menjëherë pas këtij postimi, në llogarinë e Kim kanë mbërritur komente nga më të ndryshmet nga të gjithë adhuruesit e familjes Jenner-Kardashian. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë ka lindur dhe fëmija i katërt i Kardashian nga një nënë surrogate, emri i të cilit nuk është zbuluar ende.

(Kosova Sot Online)