Shtrëngoi fort nënën e tij dhe e puthi në buzë, kritikohet keq nga fansat këngëtari i njohur

  • 15 maj 2019 - 11:23
Shtrëngoi fort nënën e tij dhe e puthi në buzë, kritikohet keq nga fansat këngëtari i njohur

Maluma është një prej këngëtarëve më të suksesshëm dhe më të përfolur në të gjithë botën.

Së fundmi ai është kritikuar shumë nga fansat e tij, pasi postoi në profilin e tij në Instagram një foto ku shfaqej duke u puthur në buzë me nënën e tij.

Këngëtari e postoi këtë foto në “Ditën e Nënës” me qëllim që të tregonte se sa shumë e do nënën e tij.

Por kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga fansat e tij.  Në foton në fjalë Maluma e ka mbështjellë nënën e tij, Marlli Arias me dy duart dhe e ka puthur në buzë.

Krahas kësaj fotoje ai ka shkruar:

Urime dashuria e jetës sime. Urime Ditën e Nënës, nëna ime.’’

E siç thamë edhe më lartë kanë qenë të shumtë fansat që e kanë kritikuar për këtë gjë. Por ka pasur edhe nga ata fansa që e kanë cilësuar puthjen e këngëtarit me nënën e tij shumë pasiononte.

Deri më tani këngëtari nuk ka reaguar për kritikat e fansave të tij, por fotoja ku këngëtari shfaqet duke puthur nënën e tij është bërë virale.

Image
Image