Nuk ka pasur asnjë lidhje pas ndarjes nga Angelina, zbulohet pse Brad po shijon beqarinë

  • 16 May 2019 - 09:55
Nuk ka pasur asnjë lidhje pas ndarjes nga Angelina, zbulohet pse Brad po shijon beqarinë

Kanë kaluar gati tre vite nga dita kur Brad Pitt dhe Angelina Jolie i dhanë fund martesës. Gjatë kësaj kohe është vënë re se Brad nuk është përfolur për ndonjë histori të re dashurie dhe në fakt pas kësaj ka një arsye.

Mund të ketë pasur vetëm thashetheme të pavërteta, por aktori i njohur nuk është shfaqur asnjëherë në publik me ndonjë vajzë. Burime për “Hollywood Life” kanë treguar se Brad nuk ka dalë me shumë vajza gjatë kësaj kohe, sepse e ka të vështirë të dashurojë sërish.

“Ai nuk ka pasur ndonjë takim romantik dhe do shumë kohë që të dashurojë prapë. Brad ka shumë mikesha në industrinë e filmit. Ai shijon lidhjet platonike me disa njerëz, si për shembull me Lena Dunham, që është vetëm një shoqe asgjë më shumë”, kanë treguar burimet.

Ata kanë shtuar se nëse aktori lidhet me një person, nuk do e prezantojë në publik dhe as tek fëmijët e tij derisa marrëdhënia e tyre të bëhet serioze. Tashmë Brad është duke shijuar jetën dhe është i fokusuar vetëm tek fëmijët dhe karriera e tij. Megjithatë Pitt nuk është i vetmi që ka përqafuar jetën si beqar, sepse edhe Angelina pas ndarjes nuk ka pasur një marrëdhënie të konsoliduar më dikë. 

(Kosova Sot Online)