A është ky reagimi i Arbenitës ndaj statusit të Feros ku thotë se është beqar?

  • 16 May 2019 - 10:45
A është ky reagimi i Arbenitës ndaj statusit të Feros ku thotë se është beqar?

Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar.

Ata nuk ngurrojnë t'a shprehin hapur dashurinë e tyre jo vetëm nëpërmjet fotove e videove, por edhe në komente të shumta që i lënë njëri-tjetrit.

Por ditën e sotme Fero ka habitur të gjithë ndjekësit me një postim të bërë në Instastory.

‘Sapo u ngrita këtë mëngjes. Hej vajza nga ky çast jam beqar’ shkruan në postim reperi.

Mirëpo, këtij postimi i është kundërpërgjigjur Arbenita, e cila në Instastory ka hedhur një emoji ku shihet duke qeshë me lot.

E se a është ironizim i modeles, apo ka treguar se kjo është shaka, Arbenita nuk e potencoi.

Image

(Kosova Sot Online)