Një nga këngët më të pëlqyera, Rita Ora në majat e klasifikimeve

  • 16 May 2019 - 15:10
Një nga këngët më të pëlqyera, Rita Ora në majat e klasifikimeve

Sukseset e Rita Orës nuk kanë të mbaruar. Pas albumit të saj ‘Phoenix’, bashkëpunimi me DJ e njohur Kygo, është renditur në majat e klasifikimeve. Rita ka publikuar në ‘Instastory’ një foto ku duket se kënga me titull ‘Carry On’ është renditur në vendin e 27, në ‘Top 50’ në rend global. ‘Carry On’ është kënga kryesore e filmit më të ri, ‘Detective Pikachu’, ku dhe këngëtarja shqiptare ka një rol të vogël.
Rita gjithashtu ka zbuluar nëpërmjet një fotoje tjetër se albumi i saj ka arritur një sukses shumë të madh, me 69 certifikata në botë: 27 platinum, 41 gold dhe 1 silver.

Image


(Kosova Sot Online)