Kim Kardashian feston 5-vjetorin e martesës: Jeta nuk mund të ishte më e mirë se kaq

  • 17 May 2019 - 09:31
Kim Kardashian feston 5-vjetorin e martesës: Jeta nuk mund të ishte më e mirë se kaq

Javën e ardhshme Kim Kardashian dhe Kanye West festojnë 5-vjetorin e martesës së tyre. Pavarësisht se duhen ende edhe pak ditë për të festuar, Kim ka nisur që sot nga urimet dhe kujtimet. Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ka publikuar në ‘Instagram’ një foto nga dasma e tyre përallore, që organizuan në vitin 2014 në Itali. “5 vite dhe 4 fëmijë. Jeta nuk mund të ishte më e mirë se kaq! Përvjetori së shpejti”, shkruajti Kim bashkangjitur fotos.  
Javën e kaluar çifti i njohur u bënë prindër për herë të katërt dhe u bekuan me një djalë. Pavarësisht se ende nuk është publikuar një foto e vogëlushit, Kim ka treguar se ai ngjason shumë me motrën e vogël Chicago dhe se është një fëmijë shumë i qetë. Kujtojmë se Kim dhe Kanye kanë dhe dy fëmijët e tjerë, North 6 vjeçe dhe Saint 3 vjeç.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on



(Kosova Sot Online)