Menaxheri është plagosur, por Fero dhe Zzap publikojnë pas pak bashkëpunimin

  • 17 May 2019 - 17:15
Menaxheri është plagosur, por Fero dhe Zzap publikojnë pas pak bashkëpunimin

Fero dhe Zzap sjellin sonte këngën ‘MoMo’.

Para pak momenteve Fero dhe menaxheri i tij, Met Elshani, janë përfshirë në një përleshje ku ka pasur edhe gjuajte me armë, në Dardani të Prishtinës.

Nga kjo përleshje ka mbetur i plagosur pikërisht Meti, i cili sipas Policisë, po trajtohet në QKUK.

Megjithatë, pikërisht për sot është planifikuar të publikohet kënga pjesëtarëve të OnRecords, Fero dhe Zzap.

Kënga ‘MoMo’ është dashur të publikohet para disa ditëve, por është shtyrë deri sot e për sot është vendosur të publikohet sigurt, sipas vetë Metit.

Image

E megjithë ngjarjen që ka ndodhur, anëtarët tjerë të OnRecords po konfirmojnë se kënga do të publikohet sonte në orën 18:00.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALLE$ BABA (@ferofera) on

(Kosova Sot Online)