Enca sjell duetin ‘Hajde’ me Muharrem Ahmetin

  • 17 May 2019 - 17:44
Enca sjell duetin ‘Hajde’ me Muharrem Ahmetin

Enca ka publikuar një bashkëpunim aspak të pritur.

Enca ka befasuar sot të gjithë, pasi ka publikuar një këngë të re, edhe këtë herë bashkëpunim.

Por ky bashkëpunim i këngëtares nga Shqipëria nuk ishte aspak i pritur.

Ajo dhe këngëtari i muzikës ‘tallava’, Muharrem Ahmeti, janë bërë bashkë për të sjellë këngën me titullin ‘Hajde’.

Si gjithmonë, Enca në videoklip shihet ndryshe dhe me dukje të kuruar deri në detaje.

(Kosova Sot Online)