Një ditë para natës finale, familjarët dhe miqtë e Jonida Maliqit udhëtojnë drejt Izraelit për ta mbështetur

  • 17 May 2019 - 18:47
Një ditë para natës finale, familjarët dhe miqtë e Jonida Maliqit udhëtojnë drejt Izraelit për ta mbështetur

Një ditë më parë Jonida Maliqi dhuroi një performancë të jashtëzakonshme në skenën e “Eurovision” me këngën “Ktheju Tokës”. Artistja shqiptare u vlerësua nga të gjithë për fuqinë e saj vokale dhe falë votave të publikut arriti të kalonte në finale.

Nesër pritet të përmbyllet festivali i madh europian dhe duke qenë se emocionet janë të mëdha miqtë dhe familjarët e Jonidës kanë shkuar në Izrael për ta mbështetur. Ajo ka publikuar në “Instagram” një foto në të cilën shihet se ka pozuar përkrah nënës, motrës, mbesës dhe të afërmve të tjerë.

Jonida ka zbuluar se të gjithë së bashku kanë festuar për këtë sukses të këngëtares. Megjithatë më pas ajo ka treguar se ata kanë shkuar për ta mbështetur, por nuk po e ndihmojnë siç duhet.

Këngëtarja ka publikuar në video të një tavoline të mbushur me ëmbëlsira, të cilat ajo i ka të ndaluara t’i konsumojë, sepse nuk ndikojnë mirë në kordat e zërit. “Më ndihmojnë shumë familjarët dhe miqtë…S’më lejohet sheqeri këto ditë për kordat e zërit”, ka shkruar Jonida.

(Kosova Sot Online)