Pasi festoi ditëlindjen e Marinës, Luana vendos ta kalojë fundjavën në vendin romantik

  • 18 May 2019 - 12:09
Pasi festoi ditëlindjen e Marinës, Luana vendos ta kalojë fundjavën në vendin romantik

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca, ka zbuluar nëpërmjet disa postimeve në “Instastory” se është arratisur nga Shqipëria, për të shkuar në një vend mjaft romantik.

Pasi festoi ditëlindjen e së motrës, Marinës, Luana ka vendosur që fundjavën ta kalojë në Venecia të Italisë.

Moderatorja seksi ka publikuar sot një foto nga mëngjesi i saj i ëmbël, me pamje nga qyteti romantik italian. Gjithashtu ajo ka zbuluar edhe se ku po qëndron.

Epo pas suksesit të bashkëpunimit me këngëtarin, Ramadan Krasniqi, Luana i meritonte këto ditë pushimesh.

(Kosova Sot Online)

Image
Image