Jonida Maliqi shkëlqen në finalen e 'Eurovision Song Contest' 2019 (Live)

  • 18 May 2019 - 21:39
Jonida Maliqi shkëlqen në finalen e 'Eurovision Song Contest' 2019 (Live)

Këngëtarja e njohur shqiptare Jonida Maliqi u ngjit sërish në festivalin e "Eurovisionit" ku për të dytën herë na përcjelli emocione, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo ia doli me sukses të mbyllte performancën e saj në këtë finale.

Jonida këndoi e dyta në rradhë dhe tashmë pritja do të duket paksa e gjate për rezultatin final, pasi përveç konkurentëve do të ketë dhe të ftuar special, në mesin e tyre edhe Pop diva e muzikës botërore Madona.

Të gjithë shqiptarët jashtë vendit mund të votojnë me kodin 02 nëse Jonida është e preferuara e tyre.

Në një përllogaritje të votave të jurisë si dhe televotimit do të përcaktohet renditja e saj.

(Kosova Sot Online)