BBC shkrim për Jonida Maliqin, ja si e komentojnë performancën e saj

  • 19 maj 2019 - 10:07
BBC shkrim për Jonida Maliqin, ja si e komentojnë performancën e saj

Faqja zyrtare e Eurovision në Instagram dha disa sekuenca të interpretimit të artistes shqiptare, duke e shoqëruar me përshkrimin: “Jonida Maliqi na ofroi të gjithë ndjeshmërinë e saj.”

BBC në një analizë të shkurtër pas performancës së këngëtares shqiptare ka specifikuar se asnjë vend që ka kënduar i dyti në natën finale të Eurovisionit nuk ia ka dalë të fitojë festivalin.

“Ky është një lajm i keq për Jonida Maliqin e Shqipërisë. Kënga vajtuese e së cilës, “Ktheju tokës”, vështirë të tronditë dikë sa për ta votuar në mënyrë të konsiderueshme”.-thotë në komentin e tij Neil Smith, reporter i BBC-së në Tel Aviv.

“Çdo këngë, çdo lot është veç një suvenir i hidhur, thoshte mes notave të saj këngëtarja shqiptare. Ke humbur identitetin, ndaj kthehu në shtëpi tani”, – citon ai në shkrimin e tij disa nga vargjet e muzikës.

Jonida i dha fuqi këngës dhe mesazhit që mbart ajo. Shqiponja gjigante ishte diçka e gjetur, sipas Neil Smith.

(Kosova Sot Online)