Dyshimet tona dolën të vërteta! Luana Vjollca kapet 'mat' me Krenar Cocajn në Venecia

  • 20 May 2019 - 10:15
Dyshimet tona dolën të vërteta! Luana Vjollca kapet 'mat' me Krenar Cocajn në Venecia

Dy javë më parë, Luana Vjollca publikoi bashkëpunimin më të ri me Danin, të titulluar "Sonte", i cili u prit mjaft mirë nga publiku.

Pas suksesit të madh të këngës, ajo u largua nga Shqipëria dhe në Instastory ka treguar se po shijon pushimet në shtetin fqinj, Itali.

Luana ndodhet në Venecia dhe në fotot e videot e publikuara, ka filmuar hotelin luksoz ku po qëndron.

Pak ditë pasi Luana u nis për në Venecia, asaj iu bashkua edhe e motra, Marina.

Motrat kanë postuar foto bashkë gjatë këtyre ditëve, por janë treguar si kahera shumë të rezervuara për të treguar se nuk janë vetëm të dyja.

Me Marinën ka shkuar edhe Getoari, pak ditë pas ditëlindjes së saj.

Gjithashtu, fotot ekskluzive të “Iconstyle” shfaqin për herë të parë pas shumë kohësh Luana Vjollcën bashkë me Krenar Cocajn, partneri dhe menaxheri i saj.

Të katër presin në radhë për të hyrë në një prej ndërtesave turistike të Venecias.

Luana dhe Krenari kanë më tepër se tre vite bashkë, megjithatë janë treguar përherë shumë të kursyer në shfaqjet e veta publike.

Image

(Kosova Sot Online)