Po përflitet se është e lidhur me aktorin, flet për herë të parë Jonida Maliqi

  • 21 May 2019 - 19:20
Po përflitet se është e lidhur me aktorin, flet për herë të parë Jonida Maliqi

Pas pjesëmarrjes në ‘’Eurovizion’’ Jonida Maliqi është bërë kryefjala e mediave. Por, ajo nuk po përflitet vetëm për pjesëmarrjen në këtë festival.

E themi këtë, pasi prej disa kohësh po përflitet se këngëtarja është në një lidhje me aktorin e humorit, Romeo Veshaj.

Kujtojmë këtu se Jonida Maliqi ka qenë e martuar me biznesmenin, Gent Prizreni me të cilin ka edhe një djalë.

Zërat se ajo mund të ishte në një lidhje me aktorin nisën që nëntorin e vitit të kaluar, pasi aktori postoi një foto në profilin e tij në Instagram me një vajzë me flokë të zeza.

E më pas u aludua se ajo ishte këngëtarja Jonida Maliqi. Së fundmi këngëtarja ka folur në lidhje me këtë gjë. E kontaktuar nga ‘’iconstyle.al”, ajo ka thënë se jeta e saj personale do të mbetet jeta e saj.

Jonida Maliqi është shprehur kështu:

  Jeta ime personale, dua të mbetet e tillë.”

Pra këngëtarja as nuk e ka mohuar dhe as e ka pohuar se ajo është në një lidhje me aktorin.