Elvana Gjata ndryshon look, fansat : Ske identitet...

  • 22 May 2019 - 10:36
Elvana Gjata ndryshon look, fansat : Ske identitet...

Pas suksesit të ‘Dy Gisht Mjaltë’ në trevat shqiptare, destinacioni i radhës është Viena.

Dhe ditën e djeshme Elvana ka publikuar një foto ku shfaqet më e ëmbël se kurrë me flokët kaçurrela të dendura, një nga transformimet më drastike që ka realizuar.

Këngëtarja  morri shumë komplimenta nga fansat të cilët duket se e pëlqejnë shumë me kaçurrela, por sigurisht që nuk mund të mungonin dhe ata fansat kritikë që s’u shpëton asgjë.

Komentet e tyre ishin të gjitha si akuza që i thonë se kopjon gjithmonë Beyonce ose Jennifer Lopez dhe që edhe pse ka shumë vite në treg s’ka identitet.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

(Kosova Sot Online)