‘New York Times’ me artikull për Melinda Ademin, e rendit në top 15 artistet evropiane

  • 22 May 2019 - 13:05
‘New York Times’ me artikull për Melinda Ademin, e rendit në top 15 artistet evropiane

Revista prestigjoze amerikane ‘New York Times’, i ka kushtuar një artikull 15 pop-artistëve të cilët për momentin janë duke pushtuar skenat muzikore.

Ndër artistët e përzgjedhur nga të gjitha anët e botës, është edhe Melinda Ademi.

Revista e ka vendosur reperen e njohur kosovare, përkrah emrave të mëdhenjë shqiptarë në skenën botërore si Dua Lipa dhe Rita Ora.

“Përkundër numrit të vogël të popullsisë, Kosova po luan rol kryesor në skenën e popit, duke iu falenderuar yjeve si Dua Lipa dhe Rita Ora”, shkruan ‘New York Times’.

Revista ka vazhduar tutje duke përshkruar disa detaje të vogla nga jeta e Melindës.

“Babai i Melinda Ademit, e kishte lënë Kosovën në vitet e ’90-ta, kur shqiptarët kishin nisur luftën për pavarësi, gjë që shkaktoi një krizë të madhe të refugjatëve që u larguan nga vend ii tyre. Melinda ka lindur në Gjermani dhe ka jetuar atje deri kur familja e saj e kishte fituar lejeqëndrimin për në SHBA. Tashmë kur ka mbushur mbi 20 vjet, ajo është kthyer në Kosovë për të nisur karrierën e saj muzikore”, shkruan revista.

Artikulli përmend edhe talentin e Melinda Ademit, të cilin e kishte shfaqur edhe në ‘American Idol’, ndërsa përshkruan deklaratat e artistes se si erdhi deri tek muzika shqipe.

“Unë isha duke u munduar që të krijoj këngë dhe zbulova se isha e dizajnuar për meloditë shqipe”, ka thënë Melinda.

E pyetur se si do të komentonte kritikat ndaj artisteve femra në Kosovë, Melinda kishte thënë se nuk e di qëllimin e tyre, por sa i përket ‘klimës muzikore’ në Kosovë, ajo ka thënë se femrat po e ‘mbysin’. 

Image

(Kosova Sot Online)