Në ditëlindjen e parë të Mias, Emina Cunmulaj publikon fotot e ëmbla krah familjes

  • 23 May 2019 - 13:46
Në ditëlindjen e parë të Mias, Emina Cunmulaj publikon fotot e ëmbla krah familjes

Emina Cunmulaj prej kohësh është larguar nga Shqipëria dhe është zhvendosur në Amerikë bashkë me bashkëshortin e saj dhe 2 vajzat.

Ajo e ka vërtetuar gjithmonë se është një mama e përkushtuar dhe gjithmonë qëndron pranë vajzave të saj. Në ditëlindjen e parë të Mias, Emina ka organizuar një festë madhështore, ku kudo dominon ngjyrat e ylberit. Por ish-modelja nuk është mjaftuar me kaq.

Ajo ka publikuar disa foto të vjetra në ‘Instastory’ ku ka kujtuar me nostalgji momentet e para të takimit të familjes me vogëlushen Mia.

Teksa Emina dukej e lodhur në krevatin e spitalit me vajzën në krah, pranë saj ishte dhe bashkëshorti Sam dhe vajza e madhe, Elle. Mia duket se i ka bërë të gjithë të lumtur që në ditën e parë dhe siç mund ta shohim, vazhdon ta bëjë.

(Kosova Sot Online)