Chris Brown ndjek një tjetër artiste shqiptare në ‘Instagram’

  • 23 May 2019 - 13:57
Chris Brown ndjek një tjetër artiste shqiptare në ‘Instagram’

Pak kohë më parë, u bë e ditur nga mediat se reperi i njohur dhe ish-partneri i Rihanna-s, Chris Brown ndiqte në ‘Instagram’ Arbenita Ismajlin.

Kjo e fundit duket se nuk ia kishte kthyer, e megjithatë duket se Chris nuk ka ndërmend të heqë dorë nga artistet shqiptare. Këtë herë bëhet fjalë për reperen e njohur, Rina Balaj.

Fama e Rinës sa vjen e po rritet, madje po kalon dhe kufinjtë shqiptarë, e mesa duket tani ka zënë ‘miqësi’ me Chris, pasi ndryshe nga Arbenita, Rina ia ka kthyer ‘follow’. Kujtojmë se Rina ka publikuar këngën e fundit 3 muaj më parë dhe ‘Ilegal’ ka arritur të kapë 9.1 milionë klikime.

(Kosova Sot Online)