Personazhet e famshëm që bënë seks për herë të parë pas të 20-ave dhe që pritën deri në martesë

  • 23 May 2019 - 14:06
Personazhet e famshëm që bënë seks për herë të parë pas të 20-ave dhe që pritën deri në martesë

Seksi është një moment shumë intim mes dy njerëzve që duhen dhe nëse një çift largohet prej saj është thellësisht personale.

Ju mund të supozoni, për shkak të skenave të shumta seksuale të tyre në ekran apo teksteve të këngëve të tyre seksi, që personazhet e famshëm kanë kryer marrëdhënie në moshë shumë të re. Por jo gjithmonë është kështu.

Ka disa të famshëm që kanë treguar me sinqeritet arsyet se pse zgjodhën të prisnin deri në martesë që të bënin seks. Disa morën vendime të bazuara në besim, të tjerë kërkonin personin e duhur.

Ja disa nga yjet tuaj të preferuar që kanë kryer marrëdhënie pas të 20-ve dhe kanë pritur derisa janë martuar:

Image

Adriala Lima, 27 vjeç

Modelja e njohur e “Victoria Secret Angel” ka shpjeguar në një intervistë për GQ në vitin 2006, se pse priti. Ajo ishte një katolike e devotshme dhe priti deri natën e martesës për të humbur virgjërinë:

“Seksi është për pas martese”, duke shtuar se “i dashuri i saj duhej ta respektonte që kjo është zgjidhja e saj”. “Nëse nuk ka respekt, do të thotë që nuk më duan”, ka thënë ajo.

Në atë kohë, Lima ishte e lidhur me yllin e NBA-së, Marko Jaric, me të cilin u martua në vitin 2009. Tani që të dy janë të divorcuar.

Image

Jessica Simpson, 22 vjeç

Këngëtarja ka një mesazh mjaft të bukur për njerëzit që mendojnë të presin deri në martesë: “Virgjëria mund të jetë shumë seksi”. Ajo nuk ka patur asnjëherë turp rreth arsyes se pse nuk bëri seks deri kur u martua.

“Ishte momenti më i mrekullueshëm në jetën time. Jam shumë me fat që nuk e humba virgjërinë në një makinë apo diku. Në vend të kësaj kisha një dasmë të mrekullueshme që e përfundova me atë”, është shprehur Simpson.

 

 

Image

Jordin Sparks

Këngëtarja amerikane ka treguar se është rritur në një familje të rreptë të krishterë, e madje mbante edhe një unazë në shenjë pastërtie, për të përfaqësuar angazhimin e saj.

“Unë nuk dua të dhuroj copa të shpirtit tim për shumë njerëz të ndryshëm – dua të jap gjithçka për njeriun e duhur në natën e duhur”, tha ajo në një intervistë. “Dhe natën e duhur është dasma ime”, ka shtuar Jordin.

 

 

 

 

Image

Kevin Jonas

Kevin Jonas ëështë një tjetër i famshëm, i cili mbajti një unazë pastërtie si simbol që do të rrinte i virgjër deri sa të martohej. Ai u martua me Danielle Deleasa në vitin 2009, pas 2-vitesh lidhje.

 

 

 

 

 

 

 

 

Image

Mariah Carey dhe Nick Cannon

Duke qenë se të dy kishin të njëjtin besim fetar, Mariah dhe Nick pritën që të kryenin marrëdhënie pasi të martoheshin.

“Të dy kemi të njëjtin besim fetar, dhe mendova se do të ishte më e veçantë nëse ne do të prisnim pas martese”, tha këngëtarja e famshme në një intervistë për “Daily Mail” në vitin 2008.

 

 

 

 

 

Image

Hilary Duff

Aktorja dhe këngëtarja e njohur kishte mendime të ndryshme rreth seksit, pasi njerëzit që flisnin për të, nuk e bënin të tingëllonte bukur. E kjo ishte një arsye se pse ajo priti deri kur tha “po” në dasmën e saj.

“Virgjëria është diçka që pëlqej te vetja ime”, ka thënë ajo gjatë një interviste për revistën “Elle” në 2006. “Kur njerëzit flisnin për seksin, dukej sikur të gjithë kanë fjetur me njëri-tjetrin-ju e kuptoni se çfarë po them”, ka thënë ajo.

 

 

 

Image

Enrique Iglesias

“Jam rritur me shumë miq dhe shumë prej tyre e humbën virgjërinë me prostituta, jo se ka ndonjë gjë të gabuar te kjo… Ata duhet të paguanin. Unë doja të prisja për vajzën e duhur, kështu që prita deri kur isha 25 vjeç. “- tregoi këngëtari në një koncert në Australi. Por më vonë, ai e ndërroi versionin e tij duke thënë se ishte 17 vjeç e gjysmë. Besoni kë të doni.

Image

Celine Dion – 20 vjeç

Në librin e saj “Celine Dion: My Story, My Dream” këngëtarja kanadeze foli për herë të parë për jetën e saj seksuale dhe eksperiencën e saj të humbjes së virgjërisë:

“Ishte në Dublin, në ditën e paharrueshme të 30 prillit, 1988, mbrëmjen e festivalit të Eurovision-it. Ai u kthye me mua në dhomë. Isha e lumtur që isha vetëm me burrin që doja. Dhe kisha një plan shumë preciz”.

Image

Ricardo Kaka

“Bibla të mëson që dashuria e vërtetë pret deri pas martese. Nëse jeta sot është e bukur, mendoj se është sepse pritëm. Ka gjithnjë tundime, por sakrificat që çifti bën për njëri-tjetrin gjithnjë ja vlejnë.”- është shprehur ai për Vanity Fair.

Image

Selena Gomez

Kur ajo ishte 13 vjeçe, këngëtarja e aktorja e njohur i ka kërkuar babait të saj një unazë, që të premtonte se nuk do të bënte seks deri sa të martohej.

Por kur u lidh me këngëtarin, Justin Bieber, ajo e hoqi unazën dhe u kritikua shumë nga fansat e saj që nuk e mbajti premtimin.

“Nuk kam turp të them se që “kisha një unazë premtimi” dhe gjithashtu nuk kam turp të them se “se atë unazë e kam hequr”, u shpreh Selena në një intervistë për “UK Sunday Times”. “E mora atë unazë kur isha 13 vjeçe dhe e respektoj shumë për atë që përfaqëson, por nuk është për të gjithë”, ka shtuar ajo.

Image

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin

Të porsamartuarit zbuluan në një intervistë për “Vogue” në shkurt të vitit 2019, se ata pritën deri kur u bë dasma, për ta bërë atë në dhomën e gjumit.

“[Perëndia] nuk na kërkon që të mos bëjmë seks për të, sepse kërkon rregullat dhe gjërat”, tha Bieber. “Ai është,” po përpiqem t’ju mbroj nga lëndimi dhe dhimbja. “Mendoj se seksi mund të shkaktojë shumë dhimbje. Nganjëherë njerëzit kanë marrëdhënie seksuale, sepse nuk ndihen mirë. Sepse u mungon vetëvlerësimi. Gratë bëjnë këtë, dhe djemtë e bëjnë këtë”, ka thënë këngëtari.

“Doja të ripërtëritja veten te Perëndia në atë mënyrë, sepse me të vërtetë mendova se ishte më mirë për gjendjen e shpirtit tim”, tha Bieber, i cili shtoi: “Dhe unë besoj se Perëndia më bekoi me Hailey si rezultat. Ka gjallërim. Ju shpërbleheni për sjellje të mirë”.

(Kosova Sot Online)