Flet "Xhibanja" pasi preku veten në mes skenës: Mentaliteti ka qenë shumë i ashpër

  • 24 May 2019 - 11:23
Flet

Aktorja Arjola Demiri është vënë në qendër të vëmendjes, pas rolit të saj të fundit në skenë.

Kujtojmë këtu se aktorja luan personazhin e Madalenës në monodramën “Dashuritë e Virgjëreshës Madalenë”.

Me këtë rol aktorja bëri shumë bujë, pasi masturbohej në skenë. Së fundmi aktorja nga Tropoja ka folur për këtë gjatë një interviste në emisionin ‘’Ftesë në Pesë’’.

Ajo e ka cilësuar si diçka normale dhe të pranueshme për çdo aktor atë që ka bërë në skenë.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste, ajo ka treguar se ajo është nënë e tre fëmijëve. Aktorja ka folur edhe për periudhën e vështirë pas divorcit, por edhe fëmijërinë e vështirë në qytetin e lindjes.

Aktorja është shprehur kështu:

Ka qenë shumë e vështirë të rritesh në Tropojë, siç është e vështirë të rritesh në çdo cep të Shqipërisë. Sidomos periferitë janë të vështira, janë zona shumë të vështira për vajzat. Mentaliteti ka qenë shumë i ashpër. Do mbylleshe në shtëpi në orën një e gjysmë pas mësimit, nuk do dilje jashtë të luaje, erdhi 97’…Ishte shumë e tmerrshme të ishe vajzë në Tropojë.’’

Image