Rita Ora për pak sa nuk humbi bizhuteritë e saj me vlera marramendëse

  • 25 May 2019 - 10:41
Rita Ora për pak sa nuk humbi bizhuteritë e saj me vlera marramendëse

Paraqitjet e Rita Orës në evente të rëndësishme janë gjithmonë të menduara në detaje, duke filluar nga veshja e saj dhe imazhi, deri tek aksesorët dhe bizhutëritë. Paraqitja e saj e fundit në ‘Magnum’ në ‘Cannes’ ka tërhequr vëmendjen e të gjithë mediave, megjithatë duket se pas kësaj dite ‘fshihet’ një histori.

Bizhuteritë e saj me vlerë 4 milionë dollarë, i ishin besuar një gruaje (e paindentifikuar) për t’ja dërguar këngëtares shqiptare, por mesa duket kjo e fundit i ka harruar në avion. Bizhuteritë u gjetën nga linja ajroje ‘EasyJet’ dhe u mbajtën të siguruara derisa u dorëzuan në polici.

“Gabimi i dikujt që ishte me mend në ajër, për pak sa nuk i kushtoi miliona”, tha një burim nga policia duke qeshur. Si përfundim, Rita arriti të shkëlqejë në tapentin e kuq dhe madje dhuroi emocione në event duke performuar disa nga hitet e saj.

(Kosova Sot Online)