Klea Huta zbulon pak sekuenca nga kënga e re e Elgitit, partneri reagon publikisht

  • 27 May 2019 - 15:50
Klea Huta zbulon pak sekuenca nga kënga e re e Elgitit, partneri reagon publikisht

Klea Huta duket se është fiksuar së fundmi me këngën e re të partnerit të saj Elgit Doda. Disa sekuenca të saj ajo i ka publikuar në ‘InstaStory’, duke lënë të kuptohet se e adhuron atë këngë, prandaj dita nis dhe mbaron me të.

Nga ana tjetër, Elgiti duket se nuk e pëlqen shumë faktin që partnerja e tij e ka ndarë me të gjithë një pjesë të këngës dhe nuk ka nguruar t’ja shprehë mendimin publikisht.

Pas publikimit të një fotoje nga studio e regjistrimit, Klea ka komentuar në foton e tij vetëm një ‘Ok’, duke nënkuptuar se i pëlqen shumë ajo foto. Kantautori i njohur nuk e ka lënë këtë rast t’i shpëtojë dhe i është përgjigjur:

“Mos e posto më këngën në ‘story’ se nuk është bërë akoma publike”. Krahas komentit ai ka vendosur edhe disa ‘emoji’ që tregojnë inat, si për të përforcuar idenë se nuk i pëlqen që surpriza që ka për publikun t’i prishet.

Image

Nga çfarë kemi dëgjuar në postimet e Kleas, kënga e re e partnerit të saj do të kthehet në hit, pasi është shumë ritmike dhe e bukur. Por mesa duket do na duhet të presim edhe pak për ta dëgjuar të plotë. (Kosova Sot Online)