‘Si dy pika uji’, Selena Gomez dhe Jennifer Aniston duken si binjake

  • 29 May 2019 - 11:17
‘Si dy pika uji’, Selena Gomez dhe Jennifer Aniston duken si binjake

Edhe pse një nga personazhet më të njohur të ‘Hollywood’, Selena Gomez ka marrë pak inspirim nga Jennifer Aniston. Miku i ngushtë i Selena-s, Franklin Connar ka publikuar një foto në ‘Instagram’, ku ka shkruar: “Veshja për sot…Jennifer Aniston” dhe kështu, aktorja e njohur u shfaq si Jennifer. Njësoj si Jennifer dikur, Selena kishte veshur një bluzë të thjeshtë të bardhë, sipër saj paliçeta në ngjyrë të zezë, një kapele të vendosur mbrapsht dhe flokët i kishte modeluar në dy gërsheta. Ndoshta mund të duket si rastësi që Gomez është veshur si Aniston, por kohë më parë ajo ka pranuar se roli i aktores në ‘Friends’ ka qenë gjithmonë inspirim për të, kështu që është normale që ajo ka zgjedhur të vishet si idhulli i saj.

(Kosova Sot Online)