Ariana Grande shtyn koncertet, shkaku i pazakontë i shkakton probleme me fytin

  • 30 May 2019 - 08:11
Ariana Grande shtyn koncertet, shkaku i pazakontë i shkakton probleme me fytin

Mbrëmjen e djeshme Ariana Grande njoftoi të gjithë fansat se për arsye shëndetësore duhej të shtynte koncertet e saj në Orlando dhe Tampa. Këngëtarja e njohur nuk e tregoi se çfarë problemi kishte, pasi ende nuk kishte shkuar për vizitë tek doktori. Ndërkohë ditën e sotme Ariana u rikthye në rrjete sociale për të treguar se çfarë ja solli gjithë atë problem shëndetësor. “Ne zbuluam se unë pata një alergji ndaj domates që më solli probleme me fytin. Akoma ndjej sikur po kapërcej një kaktus, megjithatë po bëj progres. Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin dhe dashurinë tuaj. Po pres me padurim të rikthehem dhe të performoj në Tampta dhe Orlando në nëntor”, ka shkruar artistja në rrjete sociale. Pavarësisht se në fillim fansat mbetën të zhgënjyer nga këngëtarja, pas këtij lajmi të gjithë e mbështetën dhe po i japin forcë të rikuperohet sa më shpejt. Megjithatë duket se me pak pushim Ariana do të rikthehet shpejt në skenë, sepse ajo e ka ende të caktuar në agjendën e saj koncertin në Miami në fund të kësaj jave. 

(Kosova Sot Online)