Në një tavolinë me Kylie Jenner, Anxhelina Hadërgjonaj feston ditëlindjen e mikut të saj të ngushtë

  • 30 May 2019 - 09:50
Në një tavolinë me Kylie Jenner, Anxhelina Hadërgjonaj feston ditëlindjen e mikut të saj të ngushtë

Anxhelina Hadërgjonaj prej vitesh jeton në Amerikë për të ndjekur studimet. Edhe pse së fundmi nuk është angazhuar me projekte të reja, ajo vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuara të showbiz-it. Mbrëmjen e djeshme, miku i saj më i ngushtë, grimieri Ariel ka festuar ditëlindjen. Ai kishte organizuar një festë të thjeshtë me miqtë e tij më të ngushtë, por Kylie Jenner i ka bërë atij një surprizë duke ardhur në festë. Kylie dhe Ariel kanë një miqësi të ngushtë dhe pothuajse çdo tualet i saj në evente të ndryshme, realizohet nga Arieli. Anxhelina ka publikuar disa video në ‘Instastory’ ku tregon se ngjitur me të ishte ulur Kylie, e cila i dhuroi mikut të saj një unazë me diamantë të mëdhenj. Në festë kanë qenë edhe shumë personazhe të tjerë dhe duket se të gjithë e kanë shijuar mbrëmjen në maksimum.

Image

 


(Kosova Sot Online)