Sot Miriami ka ditëlindjen, Albani e uron në mënyrë të veçantë

  • 30 May 2019 - 12:22
Sot Miriami ka ditëlindjen, Albani e uron në mënyrë të veçantë

Kur kanë mbushur tashmë 12 vite së bashku, e janë bërë edhe me fëmijë, ata kurorëzuan lidhjen e tyre në martesë në një dasmë sekrete në ishujt e bukur të Maldiveve.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, të dy kanë ndarë me ndjekësat e tyre disa foto nga momentet e dasmës, ku shfaqen së bashku me vajzën e vogël, Amelin.

Sot, pak ditë pas kësaj dasme, Miriami ka ditëlindjen dhe urimi i Albanit është aq i ëmbël, sa të rrëqeth mishin kur e lexon.

“Cdo fjale me shume do ishte e tepert. Dashuria per ty nuk pershkruhet dot me fjale.
Gezuar ditelindjen bashkeshortja ime”.

Në postimin e tyre ata shkruanin para pak ditësh:

“PO! U deshën 12 vite që të quheshim zyrtarisht Burrë e Grua, por në zemër kemi qenë dhe jemi ende ata dy të rinj ëndrrimtar që përtej ceremonive gjithmonë e kanë ndjerë thellë në shpirt se janë bërë për njëri-tjetrin. U deshën 12 vite të thonim PO, përpara Zotit dhe njerëzve që na duan por në të vërtetë zemrat kanë thënë përgjithmonë PO, nga momenti i puthjes së parë!”

Ceremonia e martesës duket që është mbajtur në ishujt Maldive, në datën 7 maj ashtu si dhe ata vetë kanë shkruar, ku Miriam dhe Albani shfaqen të dy të veshur me të bardha.

Në vazhdim të deklaratës të tij këngëtari shprehet se ky moment i shënuar merr jetë në sipërfaqen e një ishulli të pabanuar.

Ata e mbyllin këtë postim duke thënë, “PO … deri sa vdekja te na ndaje!”

 

 

(Kosova Sot Online)