E kritikuan për operacionin pas lindjes, Cardi B i kthehet keq fansave

  • 31 May 2019 - 10:35
E kritikuan për operacionin pas lindjes, Cardi B i kthehet keq fansave

Reperja e njohur Cardi B, përveç këngëve të saj tepër të pëlqyera nga publiku, ndryshe njihet dhe për karakterin e drejtpërdrejtë. Pas lindjes së vajzës së saj Kulture, Cardi pranoi publikisht se kishte kryer një operacion në trup, strukturimin dhe tërheqjen e saj. Kjo gjë nuk është pritur shumë mirë nga fansat e saj, pasi e kanë quajtur reperen përtace. Sigurisht këto komente nuk i kanë shpëtuar Cardit dhe përgjigja e saj nuk ka vonuar shumë. Gjatë një video ‘live’ në ‘Instagram-in’ e saj, Cardi u shpreh kështu: “Bëj çfarëdo lloj gjëje që dua të bëj. Unë nuk kam kohë gjatë ditës si ju. Puna ime është 24 orë, kështu që jo nuk mund të stërvitem. Doja gjëra specifike dhe e dija që nuk do t’i arrija sado të punoja. Urrej të anullojë koncertet sepse paguhem shumë dhe unë jam e varur ndaj parasë, por shëndeti është pasuri”. Pavarësisht se kritikohet shpeshherë nga fansat e saj, duket se Cardi nuk ka ndërmend të lërë negativitetin e tyre në jetën e saj. kritikuan për operacionin pas lindjes, Cardi B i kthehet keq fansave
Reperja e njohur Cardi B, përveç këngëve të saj tepër të pëlqyera nga publiku, ndryshe njihet dhe për karakterin e drejtpërdrejtë. Pas lindjes së vajzës së saj Kulture, Cardi pranoi publikisht se kishte kryer një operacion në trup, strukturimin dhe tërheqjen e saj. Kjo gjë nuk është pritur shumë mirë nga fansat e saj, pasi e kanë quajtur reperen përtace. Sigurisht këto komente nuk i kanë shpëtuar Cardit dhe përgjigja e saj nuk ka vonuar shumë. Gjatë një video ‘live’ në ‘Instagram-in’ e saj, Cardi u shpreh kështu: “Bëj çfarëdo lloj gjëje që dua të bëj. Unë nuk kam kohë gjatë ditës si ju. Puna ime është 24 orë, kështu që jo nuk mund të stërvitem. Doja gjëra specifike dhe e dija që nuk do t’i arrija sado të punoja. Urrej të anullojë koncertet sepse paguhem shumë dhe unë jam e varur ndaj parasë, por shëndeti është pasuri”. Pavarësisht se kritikohet shpeshherë nga fansat e saj, duket se Cardi nuk ka ndërmend të lërë negativitetin e tyre në jetën e saj.

(Kosova Sot Online)