Gjiko ka humbur 10 kilogramë, zbulon dietën që ka mbajtur

  • 31 May 2019 - 13:46
Gjiko ka humbur 10 kilogramë, zbulon dietën që ka mbajtur

Reperi Gjiko duket se kësaj radhe e ka marrë seriozisht çështjen për të humbur kilogramët e tepërt. E nga vendosmëria e tij, duket se reperi po ia arrin qëllimit.

Pak ditë më parë, ai zbuloi për ndjekësit e tij të shumtë se i është nënshtruar dietës ketogjenike (eliminimi i karbohidrateve dhe konsumimi i proteinave) për të rënë në peshë.

Por së fundmi, Gjiko zbuloi edhe sa kilogramë ka humbur. Reperi ka rënë plot 10 kilogramë falë dietës që ka përdorur.

Madje nëpërmjet një postimi në “Instastory”, Gjiko tregoi se ushqehet me një vakt në ditë dhe bë crossfit.

Image
Image
Image

 

(Kosova Sot Online)