“E sheh vetën të martuar me Arbenitën?”, Fero rrëfen detaje nga lidhja e tij me modelen: Jam xheloz i keq…

  • 01 June 2019 - 07:39
“E sheh vetën të martuar me Arbenitën?”, Fero rrëfen detaje nga lidhja e tij me modelen: Jam xheloz i keq…

Lidhja e Feros me Arbenita Ismajlin ka tërhequr vëmendjen e publikut që kur ata e pranuan se po përjetonin një histori dashurie së bashku.

Së fundmi, reperi ka dhënë një intervistë për emisionin “Ce Soir”, ku ka folur për herë të parë për lidhjen e tij me modelen. Ai madje ka zbuluar se është shumë xheloz.

“Më xhelozi jam unë. Jam xheloz në përgjithësi dhe xheloz i keq! S’ka përse të xhelozoj, por jam!”, ka rrëfyer Fero duke qeshur.

Ndërkohë i pyetur nëse e shqetëson fakti që Arbenita punon si modele e sigurisht lakmohet nga shumë meshkuj të tjerë, reperi i njohur shprehet: “Jo aspak!”.

Image

Madje ai shton se është krenar se Arbenita është e suksesshme në fushën e saj. E teksa e pyesin nëse e sheh vetën të martuar me të, ai shton: “Besoj që po”.

Fero zbulon se dëshiron shumë fëmijë dhe se do jetë një baba shumë i mirë.

(Kosova Sot Online)