Pas 8 vitesh martesë, këngëtarja e njohur dhe bashkëshorti i saj divorcohen

  • 03 June 2019 - 09:00
Pas 8 vitesh martesë, këngëtarja e njohur dhe bashkëshorti i saj divorcohen

Kishin 2 vite të ndarë, por vetëm tani Fergie dhe Josh Duhammel kanë firmosur letrat e divorcit. Çifti ishin të martuar prej 8 vitesh dhe madje kanë një djalë bashkë, megjithatë që në vitin 2017 si Fergie dhe Josh kanë vazhduar jetën e tyre duke njohur njerëz të rinj. Gjatë një deklarate në vitin 2017, ata bënë publike ndarjen e tyre, megjithatë që prej asaj kohe lidhja e tyre është përmirësuar. Sipas burimeve të ‘E!News’, çifti po kalonte shumë kohë bashkë për shkak të djalit të tyre Axl dhe madje kishin filluar të kuptoheshin më mirë, por mesa duket kjo nuk ka zgjatur shumë. Në vitin 2018, Josh u lidh me Eiza Gonzalez, por lidhja e tyre zgjati vetëm 5 muaj. Josh kërkon të ketë një lidhje të qëndrueshme dhe të krijojë sërish një familje, ndërsa përsa i përket ish-bashkëshortes së tij, lidhja dhe dashuria e tyre do vazhdojë të mbetet e njëjtë, edhe pse tani nuk janë më bashkë.

(Kosova Sot Online)