Bebe Rexha e talentuar që në fëmijëri, videoja e veçantë e saj e vërteton këtë gjë

  • 03 June 2019 - 10:40
Bebe Rexha e talentuar që në fëmijëri, videoja e veçantë e saj e vërteton këtë gjë

Bebe Rexha tashmë renditet në mesin e yjeve botërorë, sepse fama e saj është shtrirë në të gjitha kontinentet. Këngëtarja me origjinë shqiptare brenda disa vitesh arriti një famë të jashtëzakonshme dhe e gjitha kjo falë punës dhe talentit të saj. Madje talenti nuk i është zhvilluar me kohën, por Bebe e ka pasur 100% të lindur. Një video e saj nga fëmijëria vërteton se këngëtarja shqiptare ka qenë e destinuar për t’u bërë artiste e madhe. Një faqe e fansave të saj, ka publikuar në ‘Instagram’ një nga videot më të rralla të Bebes, e cila është xhiruar në vitin 1995. Në atë kohë këngëtarja duhet të ketë qenë vetëm 5 vjeçe dhe dallohet qartë zëri i saj i veçantë, i cili gjithmonë e ka diferencuar nga të tjerët. Në video Bebe shihet duke kënduar një këngë fëmijësh përpara një grupi njerëzish. Siç shihet ajo nuk e ka pasur aspak problem të japë performanca përpara të tjerëve, gjë që tregon se Rexha ka qenë e destinuar për skenat e mëdha.

Sot artistja me origjinë shqiptare numëron një sërë çmimesh të rëndësishme në karrierën e saj artistike dhe përveçse si këngëtare është vlerësuar edhe për tekstet që ka shkruar. Kujtojmë se së fundmi Bebe ka publikuar këngën “Call you mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers.

 

 

(Kosova Sot Online)