Victoria dhe David të dashuruar si asnjëherë tjetër, shijojnë pushimet familjare në Miami

  • 03 June 2019 - 12:05
Victoria dhe David të dashuruar si asnjëherë tjetër, shijojnë pushimet familjare në Miami

Victoria dhe David Beckham kanë vendosur që për pak ditë të lënë çdo punë dhe t’i dedikohen njëri-tjetrit dhe fëmijëve. E gjithë familja ka nisur pushimet në Miami dhe nga fotot e publikuara duket se ata po i shijojnë shumë ditët e qëndrimit atje. Romeo Beckham ka publikuar një foto nga ambienti i jashtëm i shtëpisë në të cilën po qëndrojnë dhe në cep duken edhe Victoria me David. Çifti i njohur shfaqen shumë të dashuruar dhe të afërt me njëri-tjetrin duke kaluar kohën në pishinë.

Edhe vetë Victoria ka publikuar në rrjete sociale video të ndryshme nga Miami dhe në njërën prej tyre shihet duke u mbështetur në krahët e partnerit të saj.

Stilistja e njohur pak kohë më parë refuzoi të ribashkohej me grupin muzikor “Spice Girls” për t’u fokusuar më shumë tek industria e modës dhe tek familja e saj. Këto kohë nuk kanë qenë aspak të qeta për familjen e saj, sidomos për djalin e madh, Brooklyn Beckham, i cili është shfaqur shpeshherë në publik duke u zënë me të dashurën e tij Hanna Cross. Për këtë arsye këto pushime me siguri do të jenë shumë të vlefshme jo vetëm për qetësinë e Brooklyn, por për të gjithë familjen. 

Image

 

(Kosova Sot Online)