Gati për zhytje! Sara Hoxha tregon barkun e rrumbullakosur gjatë pushimeve në Maldive

  • 03 June 2019 - 13:15
Gati për zhytje! Sara Hoxha tregon barkun e rrumbullakosur gjatë pushimeve në Maldive

Sara Hoxha ka ndarë foton e dytë gjatë pritjes së ëmbël! Pak ditë pasi zbuloi se është në pritje të ëmbël, bukuroshja shqiptare nuk e ka fshehur dot emocionin që ka tani që do të bëhet nënë për herë të dytë. Sara ka publikuar një foto të bërë muajin e kaluar gjatë pushimeve të saj në Maldive, me partnerin Ledion Liço dhe djalin London. 

“Muajin e kaluar”, shkruan Sara teksa publikon foton ku shihet e veshur gati për të bërë ndonjë zhytje në ujërat e kaltra të ishujve tropikalë. Më 31 maj, trashëgimtarja e “Top Channel” dha lajmin e bukur në profilin e saj në Instagram, ku publikoi një foto me barkun e rrumbullakosur nga pushimet e saj ekzotike! Mami Sara përkëdhelte bebushin e saj në bark, e veshur me një palë rroba banjo trup, në foton e publikuar ku shkruante:

“Një tjetër kryeqytet europian është rrugës”. Duke qenë se djali i tyre quhet London, kjo do të thotë se vallai ose motra e tij do të ketë emrin e një kryeqyteti europian. Deri më tani emri më shumë i sugjeruar për vajza është Paris!

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxhaaa) on

(Kosova Sot Online)