Kjo është kënga shqiptare që po thyen rekord pas ‘Bon Bon’ dhe ‘Të ka lali shpirt’

  • 04 June 2019 - 10:32
Kjo është kënga shqiptare që po thyen rekord pas ‘Bon Bon’ dhe ‘Të ka lali shpirt’

Cila është kënga që po dëgjohet kudo muajin e fundit? Me siguri e keni kuptuar që në titull se për cilën këngë bëhet fjalë. Kënga “Zemër”, një bashkëpunim mes Dhurata Dorës dhe reperit algjerian Soolking, është hiti që e kemi të pamundur të mos e dëgjojmë të paktën një herë në ditë. Në clube, në bar-kafe, në shtëpi, në makinë …kudo luhet e njëjta këngë.

Jo për çudi ka thyer rekorde klikimesh duke u kthyer në një ndër këngët shqiptare më të dëgjuara në Youtube. Kënga ka më pak se dy muaj që është publikuar (saktësisht më 19 prill) dhe deri tani numëron rretn 103 milionë klikime.

Kujtojmë që kënga shqiptare më e klikuar në Youtube aktualisht është “Bon Bon” e Era Istrefit me rreth 668 milionë klikme, ndërsa pas saj vjen “Të ka lali shpirt”, bashkëpunimi i Silva Gunbardhit me Mandin dhe Dafin. Me këto ritme, nuk do të ishte çudi që kënga “Zemër” ta ndryshonte këtë renditje.

(Kosova Sot Online)